Friday, May 29, 2015

Bota mahnitëse e insekteve

A MENDONI se insektet s’janë gjë tjetër veçse diçka e bezdisshme? A do të donit që bota të ishte pa këto krijesa të mërzitshme? A i spërkatni, i vritni ose i shkelni sa herë t’ju jepet rasti? Para se t’i shpallni luftë çdo insekti që ndeshni, përse të mos përpiqeni të mësoni diçka për botën e tyre? Në fund të fundit, me një popullsi që është shumë më e madhe se ajo e njerëzve—rreth 200.000.000 insekte për 1 njeri—mund të jemi të sigurt se insektet do të jenë gjithnjë këtu.
Duke u hedhur një vështrim të shpejtë vetëm disa prej këtyre krijesave të çuditshme, mund të bindeni plotësisht që insektet e meritojnë respektin tuaShumë insekte janë mjeshtra fluturimi. Vëreni disa shembuj. Mushkonjat mund të fluturojnë përmbys. Disa madje mund të fluturojnë në shi pa u lagur: po, duke u dredhuar në të vërtetë pikave të shiut! Disa grenza dhe bletë tropikale lëvizin me shpejtësi deri në 72 kilometra në orë. Një flutur monark e Amerikës Veriore përshkon 3.010 kilometra gjatë fluturimit të shtegtimit. Mizat e luleve mund t’i rrahin krahët më shumë se një mijë herë në sekondë, shumë më shpejt sesa kolibrat. Pilivesat mund të fluturojnë mbrapsht, një fakt ky që ka zgjuar kuriozitetin e kërkuesve dhe që i ka nxitur të bëjnë studime të përpikta
.

No comments:

Post a Comment