Friday, May 29, 2015

Dollogozhda

Dollogozhda (maq. Делогожда) është një fshat në komunën e Strugës, ndodhet rrëzë malit Karaorman në verilindje të Strugës në një largësi prej rreth 11 kilometrash. Nga viti 1996 deri 2004 ishte e organizuar si komunë në vete, por me riorganizimin e sistemit të vetëqeverisjes lokale u shkri në komunën e Strugës. Dollogozhda si komunë numëronte 7884 banorë por si fshat rreth 3000 banorë, sipas regjistrimimit të popullsisë në vitin 2002.Në fshat ekzistojnë disa variante për emrin e Dollogozhdës. Pleqtë e fshatit e lidhin me fjalën që kanë përdorë banorët e fshatit Poum, këta kur kanë zbrit poshtë pasi që janë shumë lartë prej Dollogozhdës, kanë thënë -“Dola Poshtë“ dhe kështu ka ngelur emri Dollogozhdë. Një variant tjetër thot se fshati ndodhet në luginën më të ngushtë - Te lugu i ngushtë, që do të thotë se fshati i vjetër nuk ka mundur të duket, dhe pyetjes se ku ndodhet fshati “Te Lugu Osht” ose “Te Logu Oshtë“ që d.m.th. Dollogozhdë. Njëherë nga fusha e Tateshit ka ardhur një udhëtar, kur ka hypur lartë te Zabeli i Beut nuk ka mund të vërej fshatin, udhëtarit I kanë thënë se kur të kalosh zabelin do të shohësh një fshat të vogël, udhëtari pasi nuk e sheh fshatin, kur ka arritur te Vromi ka takuar një bari dhe e ka pyetur ku ndodhet fshati, ai i ka thënë: “se te Lugu Osht”, po si e ka emrin ky fshat e ka pyetur udhëtari, po ja i ka thënë bariu ne i themi Te Lugu Osht, jo më mirë i ka thënë udhëtari ju ti thoni Dollogozhdë.
 Varianti i parë që kanë thën fshatarët e Poumit “Dola poshtë“, me të vërtet kur kanë zbrit nga mali kanë thënë “Dola poshtë“ sepse me të vërtet kan zbrit në rrafshirë këta janë variante të Dollogozhdës. Varianti më i sigurt është se vendbanimi në të kaluarën është quajtur “Guri i bardhë“, por me ardhjen e sllavëve ashtu si që indërruan emrata e shum venbanimeve kështu vepruan edhe me emrin guri i bardhë. Sot në fshat ka dy vende ku quhen Gurët ose guri i bardhë, njëri është mbi fshat kurse tjetri në krastë. Këta gurë të bardhë në krastë mund ti vëresh prej Struge dhe më largë. Flitet se emri Dollogozhdë është me prejardhje sllave siç dëshirojnë ta interpretojnë disa njerëz, por pjesa e dytë e emrit nuk korrespondon me asnjë emër sllav

No comments:

Post a Comment