Friday, May 29, 2015

Bota nen uje


Krahas kenaqesise qe te jep plazhi, dielli, pastertia e ujit te detit dhe bukurite e tjera pejsazhore, zona e Ksamilit mund te ofroje shume me teper per turistet. Ai eshte nje vend ideal per nje grup te veçante turistesh, ata qe pelqejne zhytjet nenujore ose vezhgimin me syze uji nga siperfaqja e detit (snorkeling). Rreth ishujve te Ksamilit, shumllojshmeria e fundeve detare me nje perzierje te shkembinjve, reres dhe zhavoreve ka krijuar kushte te pershtateshme per nje flore dhe faune detare te pasur. Me ne jug te Ksamilit, ne kufirin detar mes Shqiperise dhe Greqise, gjendet nje tjeter zone shume interesante, Kepi i Stillos dhe Ishulli i Dafinave, e cila eshte nje aset turistik me vlere te larte, veçanerisht per zhytjet nenujore dhe vezhgimin me syze uji nga siperfaqja e detit. 
 Habitatet nenujore detare te te gjithe zones nga Ksamili ne Kepin e Stillos te ofrojne mundesine per te pare nje bote te gjalle detare mjaft interesante, e cila shpesh shfaq karakteristikat e deteve subtropikale, me livadhet nenujore te bimeve detare (kryesisht Posidonia), gorgoniet, koralin e kuq, sfungjeret, briozoaret, yjet e detit, hurmen e detit (shpuesen e shkembit), pinen, arragosten, si dhe nje shumllojshmeri peshqish, nga te cilet, me terheqes per zhytesit jane morena, rrufjoi, peshku i gurit, dentali etj. Kjo zone vizitohet shpesh edhe nga breshkat e detit (Caretta caretta) dhe delfinet, veçanerisht delfini hundeshishe (Tursiops truncatus), lloje me rendesi ne nivel Mesdhetar dhe boteror.

No comments:

Post a Comment