Për pjesën më të madhe nga ne kafshët janë shumë te dashura, dhe nuk flas vetëm për qenin e macen që i mbajmë në shtëpi, por edhe për kafshët në kopshtin zoologjik, edhe për ato kafshë qe kemi parë e dëgjuar vetëm nëpër media.
Kafshët kanë jetuar ne tokë prej miliona vitesh, por në ditët e sotme shumë prej tyre janë në rrezik zhdukje. Kjo për shkak të humbjes së habitatit të tyre, proçesit riprodhues, shpyllëzimit dhe sigurisht gjuetisë. Që në fillimet e tyre njerëzt i kanë vrarë kafshët për ushqim, veshje dhe ndonjëherë edhe thjesht për trofe por që fatkeqsisht kjo gjë vazhdon të ndodhi dhe sot.
Një faktor tjetër janë ndryshimet në klimë, që kanë sjellë një prishje të ekosistemit dhe për pasojë shumë kafshë nuk kanë mundur ti bëjnë rezistencë dhe ngordhin.
Në Librin e Kuq rezultojnë 20.212 specie, domethënë një e katërta e gjitarëve të Tokës, 13% e llojeve të zogjve, 41% e amfibëve dhe 33% e koraleveKafshët kanë jetuar ne tokë prej miliona vitesh, por në ditët e sotme shumë prej tyre janë në rrezik zhdukje. Kjo për shkak të humbjes së habitatit të tyre, proçesit riprodhues, shpyllëzimit dhe sigurisht gjuetisë. Që në fillimet e tyre njerëzt i kanë vrarë kafshët për ushqim, veshje dhe ndonjëherë edhe thjesht për trofe por që fatkeqsisht kjo gjë vazhdon të ndodhi dhe sot.
Një faktor tjetër janë ndryshimet në klimë, që kanë sjellë një prishje të ekosistemit dhe për pasojë shumë kafshë nuk kanë mundur ti bëjnë rezistencë dhe ngordhin.
Orangutangu i Sumantrës (Indonezi) i cili po e humbet shpejt habitatin e tij për shkak të vendbanimeve të njerëzve.
Panda e kuqe e cila gjendet në Indi dhe Kinë dhe arsyeja e rrezikimit të saj është shpyllëzimi.
Dhia e Egër Markhor gjendet në Pakistan, Afghanistan, Tajikistan dhe Uzbekistan dhe shkak i rrallimit të saj është gjuetia.
Rinoceronti i Giavias, është gjitari më i madh dhe i rrallë në planet me jo më shumë se 50 kopje të lëna në gjëndje te egër.
Delfini Vaquita (Kalifroni) dhe Irrawaddy (Mekong) të cilët janë në rrezik për shkak të rrjetave të peshkimit dhe humbjes së habitatit.
Leopardi, numri i te cilit është gradualisht në rënie për shkak të humbjes së habitatit dhe gjuetisë.
Majmuni merimangë i gështenjtë, ështe në listën e më të rrezikuarve për shkak të humbjes së habitatit dhe trafikimit të paligjshëm të kafshëvë.
Shqiponja filipinase, popullimi i llojit të së cilës gjendet në rënie të madhe për shkak të prerjes së madhe të malit.
Gorilla e bjeshkëve ndodhet përballë një rreziku vërtet të madh që të zhduket tërësisht për shkak të habitatit.
Krokodili ndodhet në rrezik zhdukje pasi shumë zona të ambientit ku ai jeton janë shkatërruar nga njeriu.
Riqebulli Iberik, po ngordh sepse burimi kryesor i ushqimit te tij, lepuri, gjithashtu po pëson një rënie.
Ariu polar, në gjendje kritike për shkak të ndryshimeve klimaterike dhe humbjes së akullit.
Panda gjigande, në ketë gjendje për shkak të humbjes së habitatit dhe gjithashtu e kërkuar për lëkurën e saj.
Tigri, numri i të cilit është reduktuar shumë herë në këto vitet e fundit më së shumti për shkak të gjuetisë barbare , por që tani po bëhet e pamundur të gjenden dhe në habitatin e tyre natyror.
No comments:
Post a Comment