Friday, May 29, 2015

Kompjuteri

Kompjuteri (lat. computere = mbledh, njehsoj) është një pajisje elektronike që ruan dhe përpunon të dhënat sipas një liste udhëzueseKompjuter quajmë një mekanizëm të automatizuar i cili transformon një njësi impulsive (quajturinformacione, të dhëna në hyrje) në një tjetër ose krijon një njësi të re (quajtur e dhënë, informacion në dalje).
Funksionaliteti i kompjuterit është rezultat i një kombinimi të mirfilltë efektiv në mes të elementit softuerik dhe harduerik.
Kompjuterët hasen në madhësi dhe fuqi të mëdha,duke filluar nga superkompjuterët që i përdor ushtria ose NASA,pastaj kompjuterët personal të cilët na rrethojnë vazhdimisht,e deri te kompjuterët e dorës që janë sa madhësia e një çokollate.

Llojet

Llojet dhe format e kompjuterve janë të ndryshme.
Ka tre lloje kompjuterash: analogëshifrorë (ose siç quhen ndryshe dixhitalë) dhe hibridë.

Superkompjuterët

Superkompjuterët janë kompjuterët më të fuqishëm që janë krijuar nga dora njeriut.Ata kushtojnë dhjetëra e ndonjëherë edhe disa qindra milionë dollarë,ndërsa përdoren për gjurmimin e klimës,tërmeteve,simulimin e shpërthimeve nukleare,të ADN-së së njeriut.

No comments:

Post a Comment